Policia ka zbuluar detaje të reja nga atentati i ndodhur dje në Kamëz, ku shënjestër dyshohet të ketë qenë Enedjon Kaçi. Sipas burimeve, atentatin dyshohet se e kanë kryer Fabion Kurti dhe Dejvi Mullai, të cilët tashmë janë shpallur në kërkim.
Të dy autorët lëviznin me një automjet tip BMW, ndërsa shënjestra dhe disa persona të tjerë, ende të paidentifikuar, ndodheshin në një Land Rover.
Mullai dhe Kurti, të dy 24 vjeç, janë persona të njohur për policinë dhe më parë janë shoqëruar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Nga ana tjetër, Enedjon Kaçi nuk rezulton të ketë precedent penal. Hetimet paraprake sugjerojnë se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të mëparshëm për çështje droge, i cili ka çuar në përdorimin e armëve të zjarrit.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht motivet dhe për të vënë në pranga autorët e dyshuar.