Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) ka publikuar shifrat për vitin 2024, ku tregon se mbi 13 mijë shtetas të huaj janë punësuar në Shqipëri me një kontratë të rregullt pune. Drejtoresha e Shërbimit të Tregut të Punës, Gertiola Çepani, theksoi se ky rritje e numrit të të huajve është e lidhur me përmirësimin e ekonomisë së vendit.
Në vitin 2024, Shqipëria regjistroi gjithsej 700 mijë të punësuar, ndërsa rreth 13 mijë prej tyre ishin të huaj që kanë aplikuar për t’u punësuar në vend. Shtetasit e huaj në tregun e punës janë kryesisht italianë, turq, dhe indianë, por ka edhe nga vende të tjera.
Sektorët ku janë punësuar të huajt përfshijnë shërbimet, akomodimin, ndërtimin, tregtinë dhe industrinë përpunuese. Ligji shqiptar kërkon që të gjithë shtetasit e huaj të sigurojnë një kontratë pune për të aplikuar për leje qëndrimi në Shqipëri.