Komisioni i Ligjeve është përfshirë nga debatet që në nisje. Deputeti demokrat Dashnor Sula kërkoi që të miratohet një deklaratë nga anëtarët e komisionit ku distancohen nga kryetarja Klotilda Bushka e cila dje u pyet nga SPAK në lidhje me dosjen e Erion Veliajt ku dyshohet se ka penguar hetimet.
“Duhet të bëjmë një deklaratë për distancim nga veprimet e Klotilda Bushkës. Ka bërë veprime të pafalshme, duhet të mbajmë qëndrim.
Ka dëmtuar imazhin e komisionit të Ligjeve. Veprimet i ka bërë me vetëdije, ka penguar hetimet ndaj Erion Veliajt” tha Sula.