Policia e Elbasanit ka arrestuar tre persona të cilët akuzohen për trafikim të armëve, falsfikimt të dokumenteve.
59-vjeçari Dhimitër Peqini u arrestua së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Elban Çoniku 52 vjeç, banues në Gramsh dhe Artan Lila 47 vjeç banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit në fshatin Çekin, Gramsh në makinën e Dh.P., dhe Elban Çoniku, u gjetën të fshehura në bagazhe 3 armë zjarri kallashnikovë, 3320 fishekë luftarak dhe 1 granatë, që nga hetimet rezulton se do të trafikoheshin drejt Maqedonisë së Veriut.
Nga hetimet rezultoi se Dhimitër Peqini në bashkëpunim me Artan Lilën, falsifikonin në banesën e këtij të fundit, dokumente të ndryshme (pasaporta, karta identiteti, leje qëndrimi dhe dëshmi aftësish), shqiptare dhe të huaja.
Ndërkohë po vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, personave të tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.