Një grua është gjetur pa shenja jete në Kamenicë.
“Raportohet se është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka njoftuar policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.