Kombëtarja shqiptare e vajzave U-17 pësoi një humbje të thellë me rezultatin 8 me 0 ndaj Bjellorusisë, në takimin e vlefshëm për raundin e dytë të kualifikuesve për Europianin.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 4-0 të Bjellorusisë, pas dopietës së Butovich dhe golave të Yurchuk dhe Katsyel.
Ndërsa në pjesën e dytë u shënuan katër golat e tjerë nga Karsynel, Kupriyanchik, Marchuk dhe Guzovskaya.