-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gati 300 zjarre në tri ditë në Kosovë, dyshohet të shkaktuara nga njerëzit

Kryesoret

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent të Ministrisë së Punëve të Brendshme Genc Metaj ka deklaruar se situata e zjarreve në Kosovë është jahstë normales, me shumicën e zjarreve që dyshohet se janë shkkatuar nga “dora e njeriut”.

Sipas të dhënave të AME-së nga e premtja deri më sot janë regjistruar 294 raste të zjarreve. Ndërsa gjatë javës së parë të marsit ishin raportuar 57 raste të tjera.

Në një konferencë për media, Metaj tha se zjarret më të rrezikshme aktive janë në fshatra të Drenasit, Kamenicës dhe Malishevës.

“Dyshimet tregojnë që janë të shkaktuara nga faktori njeri, përjashtimisht një rast që është në Novobërdë, i cili dyshohet të ketë qenë si shkak energjia elektrike. Në të gjitha [të tjerat] dyshohet se [shkaktar] është faktori njeri”, tha Metaj.

Ai tha se është ende herët për të ditur se sa janë dëmet nga këto zjarre. Edhe pse Kosova ka 739 zjarrfikës aktivë, një numër që Metaj tha se konsiderohet i mjaftueshëm për situata normale, rastet e fundit kanë vënë në vështirësi operacionet e shuarjes së zjarreve.

“Por, këto situata jashtë normales në të cilat jemi sot, vënë në rrezik edhe operacionalitetin, sepse janë të shpërndara në numër të madh në gjithë vendin. Numri i 294 rasteve për tri ditë është i paimagjinueshëm. Është enorm”, shtoi Metaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit