-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama: Të listë të mbyllur vetëm të rinjtë dhe drejtuesit politikë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se asnjë deputet socialist nuk do të jetë në listë të sigurtë. U kërkoi që të njoftojnë drejtuesin e qarkut nëse pranojnë apo jo. U dha afat vetëm dy ditë. E njëjta gjë pritet që të ndodhë edhe me gratë deputete socialiste. Tha se vetë edhe mund të mos kandidojë fare.

Cilido prej jush që nuk pranon që të jetë në listën e hapur, duhet t’ja bëjë me dije drejtuesit politik. Parimi themelor, do të jetë; asnjë deputet (mashkull) që ka marrë qoftë edhe një mandat nga PS nuk do të jetë në listën e mbyllur. Është e drejta e kujtdo që të na e thotë nëse nuk dëshiron, por duhet të na e thotë përpara se të bëhet lista.

Luftën duhet ta bëjnë ata që kanë marrë më shumë dhe kanë më shumë eksperiencë. Patjetër në listën e hapur do të ketë edhe plotë të rinj dhe plotë të reja. E dyta, diskutimi ka qenë; drejtuesit politikë duhet të jenë në listë të hapur, por problemi që ka argumenti im është që kjo do të çorodiste gjithë procesin, pasi nuk do të lejonte asnjë barazi shansesh në garë dhe nuk do të garantonte asnjëlloj drejtimi të vërtetë politik të ndeshjes, garës, pasi drejtuesit politikë do të ishin të fokusuar për të marrë vota për vete dhe do të krijonin pabarazi dhe do të çorientohej gjithë skuadra.

E njëjta gjë vlen edhe në rastin tim, as e kam pasur dhe e kam idenë se unë do të jem aty në parlament përsa kohë kam këtë detyrë, por do të ishte një hyrje në hak ndaj të tjerëve të vendosej emri im dhe të çorientoheshin votat. Mendimin për veten time nuk e kam akoma, pasi mund të mos jem fare në listë për të mos i zënë vendin askujt. Përsa i përket deputeteve (gra) po shkojmë drejt të njëjtit princip, të gjitha ato që kanë qoftë edhe një mandat duhet të jenë në fushë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit