Administrata Trump ka zbuluar një aplikacion të ri që do të lejojë emigrantët e paligjshëm të “vetë-deportohen” në vend që të përballen me mundësinë e arrestimit dhe ndalimit. Aplikacioni për mbrojtjen e doganave dhe kufirit, i quajtur CBP Home, do të lejojë disa njerëz të deklarojnë “qëllimin e tyre për t’u larguar” nga vendi.
“CBP Home u jep mundësinë që të largohen tani dhe të vetë-deportohen, në mënyrë që ata të kenë mundësinë në të ardhmen të kthehen ligjërisht dhe të jetojnë ëndrrën amerikane”, tha në deklaratën e saj Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Christy Noem.
“Nëse nuk e bëjnë, ne do t’i gjejmë, do t’i dëbojmë dhe ata nuk do të kthehen kurrë,” paralajmëroi ajo. Presidenti amerikan Trump ka premtuar se do të dëbojë një numër rekord të emigrantëve të paligjshëm.
Aplikacioni CBP Home zëvendëson atë të mëparshëm, CBP One, i cili u promovua nga administrata Biden. Ai përfshinte gjithashtu mundësinë për rreth 1 milion emigrantë meksikanë për të caktuar takime për të kërkuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara përmes një kalimi ligjor kufitar.