Një operacion i Policisë Vendore të Lezhës në zonën e Kurbinit është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri.
Blutë kanë hasur në rezistencë gjatë kontrollove për armëmbajtje pa leje. Paraprakisht dyshohet se ka mbetur i lënduar një efektiv policie, ndërsa janë arrestuar dy persona.
Mësohet se ky incident është regjistruar gjatë natës, ndërsa Policia ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me të.