Radhë të gjata është krijuar në doganën e Qafë Thanës, ku shumë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm kanë kaluar festën e Ditës së Verës në Elbasan.
Për të përballuar fluksin të dy policitë janë duke punuar me katër sportele në dalje për mjetet e vogla. Gjithashtu një korsi është lënë për mjetet e tonazhit të rëndë.
Të dy policitë kufitare kanë rënë dakord që për të evituar radhët e gjata të punohet me procedurë të përshpejtuar, për ata persona të cilët kanë dokumente të vendit fqinj. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrëd he kanë dal më shumë se 8500 persona.