Romina Kuko, kandidate për deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Korçës, ka ndarë eksperiencën e saj për karrierën dhe angazhimin politik gjatë një interviste në Podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama.
Ajo ka përshkruar rrugëtimin e saj profesional, duke nisur me studimet për psikologji në Angli dhe angazhimin e saj në Ministrinë e Mbrojtjes, ku u përfshi në reformën e sistemit të sigurisë dhe Policisë së Shtetit.
“Studiova për psikologji në Angli. Nisa punë tek Ministria e Mbrojtjes. Jam marrë me reformën në sistemin e sigurisë, Policinë e Shtetit. Më 2017 erdhi ftesa për të qenë zv ministre. Besoj se është gjëja më e mirë që më ka ndodhur. Ka pasur shumë mund e baltë, por edhe një zbor i brendshëm për të forcuar veten dhe për t’u bindur më shumë se kë duhet të ndihmosh. Tani rikthehem në listën e Korçës, në vendin tim.”