Në mesin e viktimave në tragjedinë që ndodhi në diskotekën e Koaçinit është edhe muzikanti Gorgi Goergiev nga Strumica.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Strumicës Kostandin Kostadinov, i cili shprehet se muzika e tij dhe kujtimi i tij rroftë përgjithmonë në zemrat.
“Oh, fëmijë i bukur, ne kërkuam të gjitha listat, të gjitha spitalet, për të të gjetur, vetëm për të na thënë se ishe këtu…
Me pikëllim të pamasë mora lajmin për humbjen tragjike të bashkëqytetarit tonë Gorgi Gorgiev, i cili humbi jetën në zjarrin e tmerrshëm në Koçan. Strumica humbi një muzikant të talentuar, mik dhe njeri me zemër të madhe, i cili me muzikën e tij shpërndau gëzim dhe emocione.
Në këto kohë të vështira, mendimet dhe lutjet e mia janë me familjen e tij, të dashurit e tij dhe të gjithë ata që e njohën dhe e donin. U preftë në paqe dhe muzika e tij dhe kujtimi i tij rroftë përgjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar Kostadinov.