Mbrëmjen e djeshme një 37-vjeçar është plagosur me thikë në rrugën “Ndre Mjeda” Tiranë.
Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes. 28-vjeçari me iniciale G.P., rezultoi se ishte në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Ndërsa 37-vjeçari ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika dhe maaterialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.