Sulmet ajrore të SHBA-së shënjëstruan rrethin Al-Jarraf në Jemen duke plagosur nëntë persona ku shumica ishin gra dhe fëmijë. Ky sulm solli shumë shkatërrim por edhe zemërim tek banorët të cilët e përshkruajnë si një sulm të pajustifikuar ndaj civilëve.
Bomabardimet janë pjesë e një hakmarrjeje të SHBA-së për sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq nga Houthi-t e lidhur me Iranin. Grupi Houthi i Jemenit ka marrë përgjegjësinë për një raketë të lëshuar në Izrael, e cila u kap nga mbrojtja ajrore.
“Raketa balistike u hodh drejt aeroportit Ben Gurion pranë Tel Avivit”, tha zëdhënësi ushtarak i grupit në një deklaratë televizive. Sirenat u dëgjuan në disa zona të Izraelit. Nuk u raportua për të lënduar.
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me pasoja “të rënda” nëse Houthi-t e Jemenit vazhdojnë të sulmojnë anijet.