18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i ish zyrtarëve të PS/ Rama: Është e dhimbshme t’i shohësh që çohen përpara drejtësisë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në Komitetin e Politikës së Jashtme të Internacionales Socialiste ka komentuar arrestimin e ish-zyrtarëve të Partisë Socialiste.

Rama shprehet se është shumë e dhimbshme të shikojë njerëz të fuqishëm të lidhur me psuhtetin politik që japin llogari para gjyqtarëve dhe prokurorëve të pavarur. Ai theksoi se shpata e ndëshkimit është kaluar tashmë nga pushteti ekzekutiv tek ai gjyqësor.

“Në mënyrë mjaft të vendosur po luftojmë kundër të gjitha shanseve kur vjen fjala për sundimin e ligjit, barazinë përpara ligjit me reformën tonë në drejtësi.

Është shumë e dhimbshme, për herë të parë në historinë tonë të shtetit, po shohim njerëz të fuqishëm të lidhur me pushtetin politik që japin llogari para gjyqtarëve e prokurorëve të pavarur.

Nuk mund t’ua fsheh që nga pikëpamja njerëzore nuk është gjëja më e mirë të shohësh njerëz që i njeh prej një kohe të gjatë që çohen përpara drejtësisë për tu përgjigjur për gjëra të ndryshme. Përderisa janë të pafajshëm derisa të provohen fajtorë, këto janë procese që kërkojnë kohën e tyre.

E re është që kemi pastruar masivisht procesin e drejtësisë përmes një procesi verifikimi dhe nga ana tjetër ja kemi kaluar shpatën e ndëshkimit nga pushteti ekzekutiv tek ai gjyqësor.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit