Kryeministri Edi Rama në rrjetin social në rubrikën Sy m’sy ka njoftuar se takimi i radhës me diasprën është me 29 mars në Kretë. Rama tha se edhe me 30 mars do të jetë në Athinë në takim me emigrantët shqiptarët.
Kryeministri bën thirrje që të fotojnë numrin 5 në mënyrë që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Evropian dhe të merret pasaporta europiane.
“Hidhuni këtej, hidhuni siç po bëjnë plot. Në Vlorë sonte janë plot me demokratë, braktiseni kënetën. Bëhuni me PS këtë herë, hidheni votën te kutia 5, për Shqipërinë në BE, për pasaportën e BE, për veten e fëmijët tuaj. A ndjesë se na qenkan mërzitur nga disset e mia me Lulin edhe disa që e shkruajnë emrin në greqisht. Shiheni më 29 mars Kreta, 30 mars në Athinë.”, thotë Rama.