-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditja e rrjetit të prostitucionit në Tiranë, masat e sigurisë për tutorët lihen në fuqi

Kryesoret

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 8 individë të përfshirë në rrjetin e prostitucionit “Orkidea”, i cili u godit nga policia më 21 mars 2025.

Nga 8 të arrestuarit, 6 prej tyre janë vendosur në arrest burg, ndërsa dy të tjerë janë në arrest shtëpie. Tre të tjerë, përfshirë drejtuesen e rrjetit, janë në kërkim.

Hetimet kanë zbuluar se 44 shtetase të huaj nga Amerika Latine janë shfrytëzuar si punonjëse seksi. Drejtuesja e rrjetit, G. R., 47 vjeçe, operonte nga Kolumbia dhe bashkëpunonte me E. S., 39 vjeç, i cili siguroi kushtet për prostitucionin në Shqipëri.

Të arrestuarit përballen me akuza të rënda, përfshirë trafikimin e personave dhe shfrytëzimin e prostitucionit. Hetimi vazhdon për të zbardhur të gjitha detajet e këtij aktiviteti kriminal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit