18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuredin Dumani: Shefi i Krimeve në Elbasan kërkonte 10 mijë euro për Talo Çelën

Kryesoret

Nuredin Dumani, i penduar i drejtësisë, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Plumbi i Artë”. Ai ka zbuluar se një shef krimesh në Elbasan, të cilin ia kishte prezantuar Henrik Hoxha, i jepte informacione për Talo Çelën dhe kërkonte 10 mijë euro në muaj për to.

Dumani ka treguar gjithashtu se ka blerë armë dhe një makinë për ngjarjen e vrasjes së Elton Kiles (Oti Kilës). Ai ka shtuar se ditën e ngjarjes ishte i armatosur dhe u qëllua, por arriti të mbijetonte.

“Suel Çela ishte i interesuar për vrasjen e Oti Kilës. Ditën e ngjarjes isha vetëm në makinë, kur u qëllova isha shofer. Më qëlluan nga mbrapa. Më pas u ula te sedilja e pasagjerit në makinën X5 kur u plagosa. Oti Kilën e njihja personalisht, kam ndenjur me atë bashkë me vëllain tim. I kemi shitur një makinë dhe i kemi blerë një makinë. Në të njëjtën ditë u bë shit-blerja. Në 2019 një shef krimesh në Elbasan që Henrik Hoxha e kishtë shok, më jepte informacione për Talo Çelën. Shefin ma prezantoi Henriku, ai kërkonte 10 mijë euro në muaj. Një dite para ngjarjes bleva një kallashnikov dhe silenciator në Fier. Sandër Baho më njohu me shitësin. Ditën e ngjarjes kisha mitraloz me 200 fishekë dhe një kallash. Mitralozin ma dha çuni i xhaxhait tim. Makinën për ngjarjen e bleva rreth 5-6 mijë euro, me thanë që ishte e vjedhur në Greqi, por nuk e di”, ka thënë Dumani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit