Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Vlorë, ku një adoleshente 17-vjeçare ka konsumuar një sasi medikamentesh në banesën e saj. Ajo u paraqit për ndihmë mjekësore në spitalin lokal dhe, për shkak të gjendjes së saj, u transportua menjëherë në Tiranë për trajtim të specializuar.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij veprimi ekstrem, duke kërkuar të kuptojë arsyet që e çuan vajzën të konsumonte medikamentet. Grupi hetimor po vazhdon veprimet për të siguruar informacion të plotë mbi ngjarjen.