Në takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria2030 në BE -Rruga e Reformave”, të zhvilluar sot në Tiranë, deputeti Fatmir Xhafaj, i cili është në krye të komisionit për reformimin e drejtësisë u shpreh se tani është momenti për një reformë tjetër që do i paraprijë anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe kjo ka të bëjë me mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit.
“Drafti i mbështetur fort në gjetjet e dokumenti analitik ka masat e dakordësuara më BE në integrimin e negociatave. Dokument i përpunuar nga grupi i komisionit dhe i negociuar me grupin shqiptar me administratën publike shoqërinë civile dhe i është shtuar ekspertizës së ekspertëve të huaj. Ka qenë një punë intensive e debatuar me tryeza konsultime.
Angazhimi do vazhdojë dhe në muajt në vijim në përmbyllje të plotë të këtij procesi. Po dëshmojmë disa të vërteta të thjeshta. Anëtarësimi në BE mbetet ambicie e fortë që gëzon mbështetje të lartë qytetare, anëtarësimi në BE është çështje ekzisteniale. Po punojmë fort për të mundësuar Shqipërinë në 2030 në BE. Ne duam anëtarësimin në BE përmes hyrjes me meritë në të me reformimin e shtetit. Një shoqëri e shëndetshme nuk matet sa shkojnë në dyert ë burgut por sa aftësi parandaluese ka.
Ky draft plan veprimi synon një rol më proaktiv të kuvendit, në përmbushje të sfidave të integrimit. Merr fund dhe skepticizmi në debatet e zhvilluara prej kuptimit të gabuar të ndarjes së 3 pushteteve. Shqipëria është republikë parlamentare dhe Kuvendi është mbajtës i vullnetit të popullit’, shprehet Xhafaj.