Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me banorët e zonës së Baldushkut u shpreh se shteti do të përballojë 80% të interesit të kredive që do marrin fermerët për fermat e tyre.
Berisha tha se Partia Demokratike do të krijojë një fond që ti mbrojë fermerët nga fatkeqësitë natyrore dhe nga stoku i prodhimit. Gjithashtu Berisha u premtoi se do të ofrojnë shërbim falas fermerëve me këshillat dhe udhëzimet që ato do të kenë nevojë.
“Ne do marrim përsipër zbutjen maksimale të interesave, shteti do përballojë 80% të interesit të kredive që do marrin fermerët për fermat e tyre. E gjykojmë të domosdoshme. Kjo do të jetë nga banka e zhvillimit, por ju garantoj se do përballojmë 80% të interesit të kredive që ju do merrni. Ne do krijojmë një fond që t’ju mbrojë ju nga fatkeqësitë natyrore, nga stoku i prodhimit. Ky fond do të këtë për bazë çmimin bazë me të cilin ne do ti përgjigjemi fermerëve që ata të mos dalin të falimentuar, jo për shkak të tyre, por për shkaqe natyrore. Ne do ofrojmë shërbimin falas fermerëve me këshillat dhe udhëzimet që duan. Për ata që përpunojnë produktet bujqësore, aty ka një tvsh të njëanshme, me këtë taksë i leverdis prodhuesit të blejë mallrat e importuara sesa mallrat tuaja. TVSH do vendoset si në blerje dhe në shitje. Në këtë mënyrë grumbulluese detyrohet ti kthejë prodhuesit tvsh. Këtu është një padrejtësi, kjo është taksë armiqësore ndaj fermerit.”, tha Berisha.