-sidi education-spot_img
18.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Shqipërinë do ta integrojë PD në BE, ne jemi AND-ja e integrimeve

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit të tij me qytetarët në njësinë numër 7 në Tiranë u shpreh se Shqipëria nuk mund të integrohet kurrë në Bashkimin Evropian.

Berisha theksoi se Shqipërinë në Bashkimin Evropian do ta integrojë vetëm Partia Demokratike, pasi zbaton ligjt, kriteret dhe standartet.

“Shqipëria do ta integrojmë ne në BE, ne jemi AND-ja e integrimeve. Do e integrojmë duke zbatuar ligjet, kriteret, standardet. Shqipëria s’mund të shkojë në BE kur arrestohen liderët e opozitës për t’i marrë mandatin, s’mund të shkoj në BE ku shpërndahen licencat e kanabisit për të blerë votat, s’mund të shkojmë në BE kur në zyrën e kryeministri vjen pasardhësi i Sinaloas së Meksikës, nuk shkon vendi në BE kur kryeministrit i del emri në të gjitha dosjet më të mëdha të krimit në Shqipëri dhe Evropë, në Amerikë e ka të hapur.

Unë shpresoj se askush nuk do mashtrohet nga tundja e asaj pasaporte, sepse me Edi Ramën shkohet drejt së shkuarës, varfërisë, shkretimit të Shqipërisë nga shqiptarët, sundimit të krimit, të përqendrimit të të gjitha pushteteve , pasurive, fondeve në duar të një grupi që nuk është gjë tjetër përveçse ndërmarrje e përbashkët, shtet dhe krim, krim dhe shtet.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit