Kina ka vendosur tarifa hakmarrëse ndaj SHBA-së. Në lidhje me këtë ka reaguar presidenti amerikan Donald Trump në llogarinë e tij në Truth Social.
“Kina e bëri gabim, ata u kapën nga paniku”, thotë Trump.
“E vetmja gjë që ata nuk mund të përballojnë të bëjnë!”, shtoi Trump.
Kina tha se do të hakmerrej me një taksë shtesë prej 34% për mallrat amerikane nga java e ardhshme pasi Trump njoftoi një sërë tarifash globale.
Ministria e financave e Kinës tha se tarifat e SHBA për produktet kineze “nuk janë në përputhje me rregullat e tregtisë ndërkombëtare”.









