-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Varka e përmbytur në Greqi me 7 viktima, arrestohet trafikanti 20 vjeçar

Kryesoret

Një ditë më parë një varkë u përmbyt në brigjet greek të Lesvos dhe si pasojë 7 persona humbën jetën, një mbetet i zhdukur dhe 23 emigrantë u shpëtuan.

Sipas medias greke, është arrestuar trafikanti 20-vjeçar që organizonte transportin e të hujave dhe ai ishte i huaj.

Në bordin e varkës ndodheshin 31 emigrantë, 23 prej të cilëve u shpëtuan, 7 të tjerë humbën jetë, mes të cilëve gra e fëmijë, si dhe 1 tjetër qëndron ende i zhdukur.

Varka e nisur nga Turqia, ishte rreth 5 metra e gjatë, por një prurje e madhe e ujit ka bërë që emigrantët të përfundojnë në detin e hapur.

Trupat e viktimave u dërguan në morgun e ishullit. Ndërsa të shpëtuarit u transferuan në Qendrën Mjekësore Rajonale Kara Tepe.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit