Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, ka detyruar Partinë Popullore Republikane (CHP) turke të zgjedhë liderin e saj për zgjedhjet presidenciale. Në krye të kësaj force politike është vendosur Ozgur Ozel.
Lajmi konfirmohet nga media turke, e cila sqaron se në Ankara u mbajt një konventë me 1350 delegatë të Partisë Popullore Republikane.
Ozel ishte pretendenti i vetëm për udhëheqjen e kësaj force politike, duke fituar 1171 vota pro. Ai theksoi se protestat për demokraci do të vazhdojnë në ditët në vijim.