Zelimhan Abakarov ia doli që të lërë gjurmë në Kampionatin Europian të Mundjes që po zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë.
Abakarov fitoi medalje bronzi, pasi triumfoi 11-0 në finalen për vendin e 3-të.
Në vitet e kaluara, Abakarov është shpallur dy herë fitues i medaljes së argjendtë në Kampionatin Europian në këtë peshë.