-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç pas takimit me Macronin: Franca, aleate e madhe e Serbisë

Kryesoret

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pas një takimi me homologun francez Emmanuel Macron tha se bota po hyn “në një epokë turbulente që do të zgjasë” dhe se “është mirë që Serbia e ka një aleate të madhe në Evropë, Francën”.

Vuçiç u tha gazetarëve se me Macronin diskutoi për çështjet gjeopolitike dhe për situatën në Serbi.

“Kemi diskutuar për një sërë çështjesh lidhur me të ardhmen evropiane të Serbisë dhe i kërkova Francës që të marrë pjesë në Expo 2027 në Beograd, dhe mendoj se kemi marrë një përgjigje pozitive”, tha Vuçiç.

Ai deklaroi se çështja më e vështirë është situata në Republikën Sërpska, entitet në Bosnje e Hercegobinë.

“Kam luftuar që të gjendet një zgjidhje kompromisi. Nuk mund ta pranoj që e vetmja zgjidhje është arrestimi [i presidentit të Republikës Sërpska, Millorad] i Dodikut. Kjo nuk është zgjidhje, është krijim i problemeve”, tha ai, duke shtuar se i ka paraqitur idetë e tij për zgjidhjen e kësaj krize, por pa specifikuar se për çfarë idesh bëhet fjalë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit