Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se Edi Rama i ka kërkuar Suel Çelës që të nxjerrë me cdo kusht deputete njërën nga kandidatet që garon në qarkun e Elbasanit në 11 Maj.
“U bën dy dëgjesa javën e kaluar. Njëra në Këshillin e Europës. Ata u informuan se Suel Çela ditë e natë po zbaton porosinë e Ramës për të zgjedhur deputete një Mile Mile. Sara Mile. Rama i thotë Suelit, kontributi yt do matet me votat që merr Sara.
Edhe unë i them Suelit se në mënyrë absolute do të ndëshkohet në mënyrë më të rëndë për krimin monstruoz kushtetues po vazhdoi në këtë mënyrë! Tani, i thotë Edi atij, prova jote është që të kuptohet se ke kontribuar me votat e Sarës.
Po në Durrës, Gysi me Pojën. Ky Poja nuk qenka Xhevdet Troplini, është nipi i tij. Nipi i tij paska marrë fuqinë e klanit aty. Ai qenka omipontenti me Gjushin. Gjushi, ditë e natë, urithi i Durrësit dhe krimit, nuk rri në shtëpi, rri në takime e malavitën për të nxjerrë këtë apo atë kandidat. It hem nipit të Troplinëve, vazhdo po deshe, bashkë me Altin Hajrin, po ju garantoj se do keni ndëshkimet më të rënda, se krimi elektoral do të shpallet krim me 20 vite dënim.
Po Bajrët? I transferoi Uluziu në Reç. Se kërkoi Safeti, u tha unë nuk i kam duart e lira këtu te 313, se këtu regjistrohet çdo gjë, do më çoni në Reç që të punoj. Dhe nga Reçi ai me 2,3 telefona që ka marr, kërcënon biznesmenët e me radhë.
U them unë këtyre kriminelëve që zbatojnë urdhrat e Ramës vetëm hëna mund të mbetet për ju, se mbi tokë nuk keni, se po u bëjmë kriminelë ndërkombëtarë elektoral. Po po. Emrat e tyre po shkojnë kudo. “O t’më sjellësh ti Sarën në Parlament, ose do shkosh në burg”. Dhe ai rri tani, terrorizon njerëz, më shpëtoni mua, votoni për Sarën” tha ai.