Departamenti amerikan i shtetit heq nga lista e personave “non grata” Antal Roganin, shefin e kabinetit të kryeministrit hungarez Viktor Orban i sanksionuar gjatë administratës pararendëse të Joe Biden.
Vendimi u publikua nga Departamenti i Thesarit, ndërsa sekretari amerikan i shtetit Marko Rubio ia komunikoi këtë vendim në një bisedë telefonike edhe homologut të tij hungarez Peter Zijarto.
Rubio u shpreh se vendimi për sanksionimin e zyrtarit të lartë hungarez nuk ishte në përputhje me interesat e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.
Njeriu i afërt i kryeministrit Viktor Orban akuzohej nga Departamenti amerikan i shtetit se duke shfrytëzuar postin, kishte krijuar skema korruptive.