-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama ironizon Berishën: Ta çojnë bufin të negociojë në BE, të thotë “do të ngremë tavanin”

Kryesoret

Kryeministri në takimin me vajzat dhe gratë në Korçë u shpreh se duhet që të votojnë Partinë Socialiste në mënyrë që të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Rama nuk ndali dhe ironizimet për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha.

“Sot për herë të parë që nga rënia e komunizmit, nuk mjaftohet duke thënë një ditë ju mund të jeni pjesë e jona, por ka hapur derën. Për herë të parë kemi një afat, të vendosur bashkërisht.

Detyra që duhet të bëjnë shqiptarët është ti japin një shtysë të fortë negociatave. Të mbarosh në 3 vjet negociatat është çmenduri. Nëse nuk kapim afatin, mund të na mbyllet dera. Mund ta lejojmë ne këtë? Jo.

Dera mund të mbyllet për një arsye shumë thjeshtë, edhe sikur të mos ishte këneta në anën tjetër, po të ishin ca burra normale. Prapë, vetëm koha sa të bëhet qeveria, ikin 6 muaj, nuk kapet më 2027, mbyllet dera.

Imagjinoni shqiptarët të votojnë për ti dhënë mandat bufit të kënetës të shkojë në BE edhe të flasë me ata, pasi ata kanë ndryshuar komplet bindjen për Shqipërinë. Mbasi sot Shqipëria është një vend i respektuar ndërkombëtar, shqiptarët ti thonë prit se kemi bërë gabim se ne jemi këta. E të çojnë bufin atje të thotë; do t’ju ngremë tavanin’. E patë, u tha do ju ngrejë tavanin. Është diçka që nuk mund ta bëjmë. BE na duhet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit