-sidi education-spot_img
21.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi sot kandidatët për deputet në qytetin e Gjirkostrës. Berisha u shpreh se sot 21% e familjeve shqiptare nuk u japin dot tre vakte fëmijëve të tyre. Ai tha se fshati ka një pension prej 120 eurosh dhe ndihma ekonomike është qesharke.

“Sot UNICEF thotë se 21 përqind e familjeve shqiptare nuk u japin dot tre vakte fëmijëve të tyre. Sot 760 mijë pensioniste kanë pensione qesharake. Sot 57 përqind e 760 mijë pensionistëve marrin një pension nën 160 euro. Sot fshati ka një pension 120 euro. Sot ndihma ekonomike është qesharake. Ja pra o miq.

Mirëpo në qoftë se do ndiqeshin rritja e çmimeve, të gjithë pensionistët sot nuk do mund të kishin një pension nën 390 euro për të jetuar siç jetonin në vitin 2013.Ndërsa qeveria i përjashtoi ata, i la në atë që klasifikohet si varfëri ekstreme. Varfëria ekstreme është tirani mjerimi. Është tirani, është shtypje, është topitje, është poshtërim, është zhvlerësim.

A mund të jetë kjo Gjirokastra madhështore? Kurrë.

A mund të jetë kjo Shqipëria madhështore? Kurrë. u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit