-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tritan Shehu sulmon Tërmet Peçin dhe Mirela Kumbaron: E trajtuan qarkun si çiflig

Kryesoret

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike të qarkut të Gjiropkastrës Tritan Shehu gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët ka akuzuar kryetarin e bashkisë së Tepelenës dhe drejtuesen politike të Partisë Socialiste.

Tritan Shehu tha se Tërmet Peçi e ka trajtuar bashkinë së pronë private. Ndërsa për Mirela Kumbaro u shpreh se ka shkatërruar natyrën e qarkut të Gjirokastrës.

“Njeriu që ka betonuar gjithçka dhe që ka kthyer administratën në çerdhe klientelizmi dhe interesash është simboli i shkatërrimit të qarkut tonë. Po ashtu dhe Mirela Kumbaro, lubia e pseudomjedisit që e trajton natyrën si plackë tregu.

Ajo e ka shkatërruar parkun kombëtar të Vjosës që e quajnë lumi i fundit i egër në Evropë, ka shkatërruar pyje shekullorë të trashguar brez pas brezi që u dhunuan me vendime të fshehta dhe vendime të korruptuara. Ajo lubi e përdori për përfitime politike e financiare të gjithë këtë qark sikur të ishte çiflig i saj e ju ishit bujkrobërit e saj”, tha Shehu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit