-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama me të rinjtë në Belsh: Me 11 maj fitore historike, Shqipëria në BE

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në Belsh. Rama u shpreh se me 11 maj do të realizojnë një fitore të rëndësishme për të përmbushur një mision historik.

Kryeministri theksoi se Shqipëria do të anëtarësohet në BE dhe të gjithë do të jenë të barabartë me europianët.

“Ju jeni pararoje e votuesve të parë, njerëz të angazhuar me PS, ata që punoni çdo ditë për të përçuar mesazhin tonë dhe për të arritur në 11 maj të realizojmë një fitore jo për mua, as për deputetët apo qeverinë, por një fitore të rëndësishme për të përmbushur një mision historik që nuk është i yni, por pjesë e të cilit ne jemi.

Mision i gjeneratave të tëra. Zemra më dëgjon? Zogu, po më ndjek? Besoj se po më dëgjon, tani po. Ka dhe momente shkëputjesh. Unë i thash zogu se ai po shifte ne telefon çfarë po i thoshte zoçka që është shumë e rëndësishme, por është dhe më e rëndësishme që zogjtë dhe zoçkat të jenë bashkë në këtë moment për të realizuar diçka më shumë se për të tjerët, ka rëndësi për gjeneratën tuaj.

Është diçka që duhet ta merrni mend. Gjyshërit, prindërit të tuaj e të tjerë, e kanë pasur të pamundur që ta kenë dhe është diçka shumë serioze. Sepse nuk të vjen në jetë çdo ditë, çdo vit, në çdo zgjedhje kur ke mundësi të votosh, rasti që të jesh pjesë e një historie.

I erdhi gjeneratës së re të vitit 90, dhe sot i ka ardhur gjeneratës suaj, por nëse gjenerata e viti 90, pati mundësinë që të bëj një kapërcim të madh nga diktuara në liri, ju keni mundësi të bëni dhe kapërcim edhe më të madh. Nga Shqipëria gjeografikisht në Europë, në Shqipërinë në BE. Janë dy Shqipëri të ndryshme, totalisht, për ju në radhë të parë.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit