-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Fjalori i Ramës në fushatë, çyryk, autik, kënetë, buf…

Kryesoret

Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh sot se fushata e rivalit të tij, Edi Rama është feministe në aparencë, por në thelb tha se është mizogeniste.

“Merrni tani gjithë fjalorin e tij, fjalët kyçe të tij, cilat ishin në këtë fushatë: çyryk, autik, kënetë, buf dhe natyrisht ajo që është ndarë, ajo është heroinë sipas tyre, çka nuk janë realitete këto.

Pra ky është fjalori i tij në pamje, por në thelb është mizogenik dhe i ka rrënjët në doktrinën e Frojdit, e cila u faktua doktrina më reaksionare e shekullit dhe kohërave. E përmbysën atë në raport me qëndrimet e tij ndaj grave.

Këto ditë ju shihni një fushatë në aparencë feministe, në thelb mizogeniste. Sepse ai paraqitet në audiencën e nëpunësve që i merr me detyrim në takime, paraqitet me banalitete” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit