-sidi education-spot_img
21.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: QSUT do të bëhet qendër ekselence për Ballkanin

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë firmosjes së marrëveshjes për shërbimin shëndetësor, theksoi një hap të rëndësishëm për transformimin e shërbimeve shëndetësore dhe arsimit mjekësor në Shqipëri. Ai njoftoi partneritetin strategjik të Qendrës Spitalore Universitare “Tirana” (QSUT) dhe Universitetit të Mjekësisë me dy institucione të njohura italiane, Spitalin “San Raffaele” dhe Universitetin “Vita-Salute San Raffaele”.

Të pranishëm në këtë event Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Rama e cilësoi këtë marrëveshje si një moment historik për Shqipërinë, duke shpresuar që QSUT të bëhet një qendër referimi për Ballkanin dhe të transformohet në një qendër ekselence për të gjithë rajonin deri në vitin 2030. Ai tha se ky partneritet nuk ka për qëllim thjesht ndihmën e një partneri tjetër, por një përpjekje të plotë për të rritur cilësinë e shërbimit dhe edukatës mjekësore.

“Është një moment historik edhe për Shqipërinë, pasi sot ne hapim një faqe të re një një rrugë të gjatë, jo e lehtë… Synimi është që QSUT të kthehet si pikë referimi për të gjithë Ballkanin dhe ta kthejmë një qendër ekselence mes qendrave të ekselencës në Europë. Deri në 2030 QSUT të pësojë atë transformim që grupi i San Raffaelës ka sjellë në Poloni duke u përfshirë drejtëpërdrejt në të gjitha proceset. Të vijnë studentë nga e gjithë Europa dhe në fund për të marrë një diplomë që është e njejtë me San Raffaelën dhe Tirana të jetë një degë e Universitetit të San Raffaelës. Ne do të arrijmë që t’ju japim atyre që kanë nevojë për tu kuruar ta bëjnë këtu në Shqipëri, ku të marrin shërbimin e nivelit më të lartë Europian”, u shpreh Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit