Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në Fier dhe u kërkoi që të votojnë me 11 maj. Rama theksoi se me votën e tyre mund të dërgojnë Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Gjithashtu theksoi se 11 maj është takimi me historinë.
“Besoj se e keni parë se në këtë rrugëtim drejt 11 majit, jemi ndalur të bëjmë takime të veçanta me vajzat dhe djemtë që votojnë për herë të parë. Këto zgjedhje janë zgjedhjet më të rëndësishme për shumë kohë për votuesit e parë. Çdo zgjedhje ka një rëndësi të veçantë për një komunitet. Nuk ka zgjedhje të parëndësishme.
Jo çdo zgjedhje ka peshën e rëndësisë që nganjëherë fati të vë mbi super kur ditën e zgjedhjeve bashkohen bashkë detyra për të zgjedhur një palë apo individ, edhe misioni për të çuar përpara vendin tënd duke u takuar me historinë. 11 maji është takimi me historinë. Të gjithë votuesit e parë, me votën e tyre do vendosin për Shqipërinë me BE në Europë, për tu bërë qytetarë të barabartë të Europës me pasaportën europiane.”, tha Rama.