Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Belsh. Berisha akuzoi Ramën se ai vendos një maskë dhe kalon si hokatar nga takimi në takim.
“Ka qeverisur 12 vite dhe del me maskë në fytyrë, vendos një maskë dhe kalon si hokatar nga takimi në takim, jo po çyrykët, jo po budallenj, këneta, hardhucë, përpiqet ta banalizojë dhe kujton se me banalitet mashtron shqiptarët, mendon i bën shqiptarët të harrojnë se çdo qeveritar të dalë para tyre e të japë llogari për atë që ka bërë.
Ka hequr dorë nga premtimet, por zakonin e vjetër nuk e harron, nuk mund të mos gënjejë.
Atë e thërret McGonigal, hija e tij e ndjek. Si nuk ndahet tymi nga bloza, ashtu edhe Rama nga McGonigal. Tani ai shtron para autoriteteve amerikane “se unë vërtet u dënova, por paratë mi ka dhënë Edi Rama”, Është korruptues para gjithë botës, ka kryer krim. Do marrë përgjigjen që meriton, proceset ndaj tij nuk kanë fund.”, tha Berisha.