-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjekmarkaj: Më 11 maj i japim fund rilindjes së dështuar

Kryesoret

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ka deklaruar se mbështetja masive e qytetarëve në takimet elektorale është dëshmi e besimit dhe energjisë që PD sjell për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

Gjatë një takimi elektoral të mbajtur në Rrilë në qarkun e Lezhës, Gjekmarkaj theksoi se Partia Demokratike ka një plan të qartë dhe ofron zgjidhje konkrete për shtresat më të prekura të shoqërisë. Në një postim në rrjetet sociale, ai komentoi edhe ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi, duke i cilësuar si sinjale alarmi që kërkojnë një ndryshim të menjëhershëm në drejtimin e vendit.

“Ngjarje të rënda si ajo në Laç tregojnë urgjencën për një qeveri që i jep përparësi sigurisë, drejtësisë dhe ndershmërisë. Me 11 maj i japim fund rilindjes së dështuar dhe ndërtojmë një Shqipëri të drejtë, të ndershme dhe të fortë,” u shpreh Gjekmarkaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit