Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK për të respektuar masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Në dalje nuk i kurseu batutat me gazetarët për atë që kishte ndodhur brenda prokurorisë së Posaçme.
“U kërkova votën agjentëve të BKH-së, prokurorëve, shërbimit gardë, cdo njërit që më dilte përpara u kërkova votën për babanë e fëmijëve të mi” – tha ajo.
Kryemadhi theksoi se po vazhdon fushatën intensive për të nxjerrë deputet nga burgu Ilir Metën.









