-sidi education-spot_img
24.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fredi Beleri: Dorëzova prova të reja kundër Irena Gjokës që më dënoi

Kryesoret

Eurodeputeti Fredi Beleri deklaroi sot ka depozituar në Gjykatën e Lartë prova që lidhen me gjykimin ndaj, të cilin e quan të paligjshëm. Ashtu si Sali Berisha që lexoi vendimin, edhe Beleri hedh akuza ndaj gjyqtares Irena Gjoka, duke theksuar se ajo si e dënuar në Greqi, s’duhet të ishte fare në atë pozicion.

“Në përpjekje për të vërtetuar dhe denoncuar me fakte padrejtësinë që më është bërë, duke më rrëmbyer e burgosur për 16 muaj dhe duke rrëmbyer mandatin e Kryetarit të Bashkisë Himarë, depozitova në Gjykatën e Lartë prova të rëndësishme për gjykimin e paligjshëm që më është bërë nga GJKKO.

Gjyqtarja Irena Gjoka që më dënoi, është vetë e dënuar për veprën penale të falsifikimit në Greqi me 3 muaj burg (konvertuar në gjobë) dhe e dëbuar nga shteti grek.

Me këtë shpjegohet dhe urrejtja që ajo ka ndaj minoritetit grek dhe përfaqësuesve të zgjedhur të tij. Ajo jo vetëm si gjyqtare, por edhe si kryetare e GJKKO gjatë 2023-it, shkel ligjin, përdori ndaj meje procedura të paligjshme dhe prova të rreme.

Një i dënuar, në bazë të Kushtetutës, s’mund të jetë gjyqtar në Republikën e Shqipërisë, për më tepër kryetar i GJKKO, gjykatës më të rëndësishme në vend. Jam arrestuar nga një Prokuror që sot është i arrestuar për ndikim të paligjshëm, jam dënuar nga një gjyqtare e dënuar që s’duhet të ishte në sistem.

Ndaj sot, në bazë të ligjit kam kërkuar rishikimin e vendimeve të mia. Drejtësia edhe vonë mund të rivendoset…dhe është më mirë se asnjëherë!”, është deklarata e tij e plotë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit