-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Agron Malaj nga një oficer garde, u bë njeriu më i pasur i Matit

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim me banorët e Klosit ka deklaruar se kandidati i Partisë Socialiste për deputet, Agron Malaj është bërë një nga njerëzit më të pasur të Matit. Berisha ka thënë se Agron Malaj nga një oficer në organet e rendit është bërë tani një ndër njerëzit më të pasur të Matit.

Ai ka shprehur se në Mat rrugët, shkollat dhe qendrat shëndetësore janë të gjitha të shkatërruara dhe nuk është bërë asnjë investim.Berisha deklaroi se Rama ka diskriminuar veriun dhe ka vjedhur paratë duke mos investuar për qytetarët.

“Për Edi Ramën, Rruga e Arbrit nuk bëhej kurrë. Agron Malaj nga një oficer garde u bë njeriu më i pasur i Matit

Miq, ky Agron Malaj, para disa vitesh, ky ishte oficer në organet e rendit apo të Gardës së Republikës. Sot ky, është njeriu më i pasur i Matit dhe ju siguroj se, atë pasuri, së bashku me vëllain e tij, Fatosin, e ka qindarkë për qindarkë të vendosur vetëm nga korrupsioni shtetëror, nga tenderat, që normalisht nuk duhet t’i fitonte kurrë në shtet.

Këta krijuan një sistem që nuk ka ekzistuar kurrë. Këta krijuan sistemin që, paratë dhe taksat tuaja që përdoren për shkolla, për ndërtime, për të gjitha, t’i marrin për vete. Të krijojnë sipërmarrje dhe t’i marrin vet.

Dhe, çfarë solli kjo? Kjo solli, po të vish sot në Mat, dhe kudo në jug, janë të mbetura aty ku kanë qenë, asnjë investim të përfillshëm. Rrugë të rrënuara, shkolla të rrënuara, qendra shëndetësore të shkatërruara. Ndërkohë, miliarda e miliarda euro tendera të shndërruara në pasuri të tyre.

Ndaj dhe, çfarë bëri Edi Rama, miq. Edi Rama i mori një e nga një këta dhe i tha: këto para që keni vjedhur, unë i dua vota. Ju vërtetë u bëtë pasanikë, por tani unë dua vota.

Secili prej tyre, në mënyrë absolute, ka dosje në prokurori për vjedhje dhe korrupsion. Dhe këta tani, bëjnë gjithçka të rrëmbejnë votat tuaja.

Por ky është vetëm njëri aspekt. E keni dëgjuar shumë ju se ka akuzuar Edi Ramën se ka diskriminuar veriun. E ka diskriminuar, ua them unë, se kot nuk mund ta akuzoja kurrë.

Ai është një njeri që trashëgon urrejtje për veriun, sepse e kanë patur baballarët e tij atë urrejtje dhe me radhë. Por, çfarë mund t’ju them për këtë. Ai, edhe jugun. Paratë i ka çuar atje, por ai ka vjedhur, nuk ka investuar për qytetarët. Jo, absolutisht!”, ka shprehur Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit