Mesditën e sotme një aksident ka ndodhur në aksin Fier-Lushnjë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”. Një kamion është përplasur me një autoambulancë dhe si pasojë janë lënduar katër persona.
Dyshohet se kamioni i ka prerë rrugë ambulancës. Në ambulancë ndodheshin një pacient me probleme të shëndetit mendor, babai i tij, një infermier dhe një punonjës policie.
Të katërt që ndodheshin në ambulancë janë lënduar, gjendja e tyre është e mirë vetëm punonjësi i policisë është dëmtuar në njërën këmbë.