-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi i Kosovës mblidhet përsëri për herën e 12

Kryesoret

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për herë të 12-të për të tentuar të mbyllin procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili ka hasur në bllokim kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve për zgjedhjen e kryetarit. Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për këtë post, por ky propozim nuk ka gjetur mbështetje nga partitë opozitare si PDK, LDK dhe AAK, të cilat e konsiderojnë Haxhiun si një figurë jo përbashkuese.

Seanca e sotme është pasojë e 11 tentativave të pasuksesshme për formimin e Kuvendit, ndërsa tensionet politike vazhdojnë të rriten. Pas dërgimit të një letre nga Albin Kurti, kreu i Vetëvendosjes, drejtuar Lumir Abdixhikut të LDK-së për një bashkëqeverisje, LDK ka refuzuar këtë mundësi dhe ka propozuar një qeveri kalimtare me mandat të kufizuar deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Kryetari i LDK-së, Abdixhiku, theksoi se bashkëpunimi me Kurtin është i pamundur për shkak të krizës politike, por nënvizoi se është urgjente të gjendet një zgjidhje e përkohshme për të nxjerrë vendin nga ky bllokim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit