Ditën e sotme 34-vjeçari Ryshyt Sallahu u gjet i vrarë brenda një makine në fshatin Pla në Has. Policia ka arrestuar autorin Ylber Jaku pasi dyshohet se ai e ka vrarë me armë zjarri viktimën.
Një ditë më parë viktima ka goditur nënën e autorit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive pronësie.
Autori dyshohet se e ka pritur viktimën disa metra nga shtëpia sa po ka zbritur nga mjeti dhe e ka qëlluar duke i marrë jetën.
EMRAT/ Vrasja e 34-vjeçarit në Has, viktima u qëllua me plumb në makinë