-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS në rritje në Kamëz, Spiropali: Votat e qytetarëve folën qartë, fort dhe pastër

Kryesoret

Drejtuesja e politik e qarkut të Tiranës, Elisa Spiropali ka reaguar pas rezultateve në Kamëz. Spiropali ka falenderuar strukturat e Partisë Socialiste, aktivistët dhe qytetarët që i kanë mbështetur.

Ajo nënvizon se vota për ta është fryt i punës dhe transforimeve të jashtëzakonshme që ata kanë bërë për këtë vend. Gjithashtu është shprehur se këto vota i frymëzojnë për punë edhe më të mira për Kamzën.

“Vota e Kamzës foli qartë, fort dhe pastër. Askund më shumë se në Kamëz, kjo diferencë shigjetash elektorale nuk qëndron kaq kontrastuese, si dëshmi se vota është fryt i punës e i transformimeve të jashtëzakonshme, shërbimeve për qytetarët, projekteve dhe investimeve që e kanë ndryshuar rrënjësisht këtë vend që deri para pak vitesh konsiderohej moçal infrastrukturor e elektoral.

Mirënjohje për punën e palodhur të strukturave të Partisë Socialiste, aktivistëve, simpatizantëve, qytetarëve që na kanë mbështetur pa dallim partiak, a dallim prejardhjeje. Votat e Kamzës janë vota zemre.

E gjitha na frymëzon e na detyron për punë edhe më të mira për Kamzën! Faleminderit!”, shprehet Spiropali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit