Deri tani në qarkun e Durrësit janë numëruar 116 nga 493 kuti votimi përsa i përket votave preferenciale.
Sipas të dhënave nga KQZ, në Partinë Socialiste deputeti Arkend Balla rezulton më i votuari i listës së hapur dhe ka marrë 4181 vota. Ndërsa deputeti Alban Xhelili ka mbetur jashtë.
Ndërsa në Partinë Demokratike më i votuari është ish prokurori i përjashtuar nga Vettingu, Arjan Ndoja i cili ka marrë 2137 vota. Ai që mbetet në vend të dytë, por që mbetet jashtë Kuvendit, renditet Sandër Dika me 1686 vota.
Lista e hapur e PS
1 Arkend Balla 4940 vota
2 Ani Dyrmishi 3296 vota
3 Ilir Ndraxhi 3050 vota
Lista e hapur e PD
1 Arian Ndoja 2137 vota