Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që votat e Greqisë që janë lënë pezull do të numërohen. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se nuk është gjetur asnjë parregullsi në këto kuti.
Këto vota u lanë pezull pas kërkesës së bërë nga Partia Demokratike drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Po pas kësaj Partia Socialiste e ankimoi në KAS dhe ky i fundit i dha të drejtë. Më pas Partia Demokratike kallëzoi KQZ për të anuluar edhe njëherë numërimin e votave të Greqisë.