Kryeministri Edi Rama shkruan se homologia e tij italiane Meloni solli nga Roma në Tiranë gjatë Samitit të Komunitetit Politik Europian dokumentin final të procesit mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë. Kjo sipas kryeministrit do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë.