Presidenti amerikan, Donald Trump ka ndarë një mesazh mbështetje për ish-presidentin Joe Biden, pasi ai është diagnostifikuar me kancer në prostatë.
Trump në platformën X ka shprehur se ai dhe zonja e parë Melania janë të trishtuar për diagnozën e fundit mjekësore të Bidenit. Ai i uron Bidenit shërim më të shpejtë dhe të suksesshëm.
“Unë dhe Melania jemi të trishtuar të dëgjojmë për diagnozën e fundit mjekësore të @JoeBiden. I shprehim urimet tona më të ngrohta dhe më të mirat Jill dhe familjes, dhe i urojmë Joe-t shërim të shpejtë dhe të suksesshëm”, shkruan Trump.